Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka deklaruar se Rusia sot ka bombarduar dhe kopshte fëmijësh e jetimore.

“Sulmet e sotme ruse në një kopsht fëmijësh dhe një jetimore janë krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës. Së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme po mbledhim këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme.”, shkruan ai në Twitter.

Prej dy ditësh Rusia ka ndërmarrë një ofensivë ushtarake ndaj Ukrahinë ndërsa numërohen 127 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur. Sipas autoriteteve ukrainase ushtria ka sulmua zonat e banuara me civilë, ndërsa Rusia mohon të ketë kryer akte të tilla.