Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë greke Athanasios Plevris dha një deklaratë ku lajmëroi se i gjithë personeli mjekësor i sistemit shtetëror që nuk do jetë i vaksinuar deri me 31 mars, do të pushohen nga puna, në rast situata e pandemisë Covid 19 deri atëherë nuk sjell detyrimisht ndryshime në domosdoshmërinë e vaksinimit.
Të gjithë mjekët dhe infermierët që janë të pavaksinuar tashmë janë të pezulluar nga puna, pa të drejtë page.
Ministri Plevri njofton se në Greqi janë vaksinuar 84% e popullsisë dhe si rrjedhojë ai pranoi se masat anticovid do të lehtësohen.
Ai gjithashtu u shpreh se varianti Omikrom përhapet me një shpejtësi të tillë sa deri më tani masat janë të pamjaftueshme.
Sipas vendimit për rinovimin e masave mbrojtëse certifikata e vaksinimit në Greqi vijon të jetë e detyrueshme dhe e pavlefshme për ata që kanë mbushure 7 muaj nga doza e dytë e vaksinimit dhe nuk kane bërë dozën e tretë.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë për një javë përdorimin me detyrim të maskës në çdo ambient të brendshëm dhe të jashtëm, megjithatë nuk ka kufizim të orarit të funksionimit të restoranteve dhe qendrave argëtuese ku lejohet deri në 6 persona në tavolinë si dhe vendosja e muzikës.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dita e sotme fillon shpërndarja e ilaçit Merck në shtëpi për çdo person të infektuar me Covid 19.