Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka listuar 10 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu, por për të cilët institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë hetim konkret, edhe pse kanë dalë me pasuri të pajustifikuara dhe lidhje me krimin.
“Në 197 gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar dhe 50 të dorëhequrit nga frika e vettingut, se për ata nuk e vë askush ujin në zjarr për hetim, unë po ju rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk justifikojnë dot pasurinë me vendim të formës së prerë”, tha ministri në një konferencë me kryeministrin Rama.
Sipas tij, edhe pse nga dokumentet zyrtare të procesit të vettingut ka dalë se këta ish-magjistratë kanë lidhje me kriminelët, që është vepër penale, nuk ka nisur asnjë hetim. Madje, disa kanë dhe ndërtime pa leje, por institucionet e drejtësisë nuk kanë reaguar.
Lista me subjektet dhe pasuritë e tyre, sipas ministrit Manja
- Hapet lista me një subjekt me 714 mijë euro. Për mungesë burimesh financiare, në jetë ka bërë vetëm punën e prokurorit.
- Vazhdon lista, 800 milionë lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekti i dytë, jo vetëm që ka mungesë burimesh, por ka ngelur dhe të pastërtia e figurës. Lidhje me element të botës së krimit, është vepër penale.
- 691 milionë të vjetra
- 600 milionë të vjetra. Po ky është i lidhur me të pestin se janë çift bashkëshortësh.
- 550 milionë të vjetra.
- 460 milionë
- E mbyll i dhjeti me 155 milionë lekë të vjetra. Të gjithë kanë probleme me pasurinë, apartamente dhe toka të pajustifikuara. Janë kthyer në latifondistë. Këta vetëm punën si gjyqtarë dhe prokurorë kanë bërë.
Doni për apartamente
- Një subjekt tjetër, 13 apartamente, shtëpi, dyqane dhe vilë.
- Tjetri 3 vila. Janë vendime këto, s’po i them unë.
- Vazhdon tjetri, 10 pasuri, dyqane, apartamente dhe vila
- Një subjekt tjetër, jo vetëm që ka vila e apartamente, po ky ka ndërtuar dhe një vilë pa leje në tokën e tjetrit. Ky mirë lekët pa burim dhe të pajustifikuara, po ky ka bërë dhe vepër penale. Po për këtë pse nuk fillon ndjekja penale.