Ministri për Çështjet e Jashtme të Evropës, Clement Beaune ka deklaruar se Ukraina nuk mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian as për 6 muaj dhe as për dy vite. Sipas tij, kjo gjë do të kërkojë 15 deri në 20 vjet.

Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do të bashkohet me BE-në pas gjashtë muajsh, ose një ose dy vitesh, po themi një gënjeshtër. Kjo do të kërkojë 15 ose 20 vjet”, u shpreh ai.

Beaune përsëriti ofertën e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një “komunitet politik evropian” që mund të ndihmojë në integrimin e Ukrainës më shpejt, duke shtuar se “Nuk dua t’u ofroj ukrainasve asnjë iluzion apo gënjeshtër”.

Zelensky ka hedhur poshtë ato që ai i quajti “kompromise të tilla” dhe këmbënguli për një fillim të menjëhershëm të procesit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Aspiratat e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në dhe NATO-n shihen si arsyeja kryesore që presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e tij. Nisma e komunitetit politik evropian e propozuar nga Macron do të debatohet në një samit të BE-së në qershor.