Burime bëjnë me dije se ministri i ri i mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në qytetin e Elbasanit për një takim jo zyrtar me kryetarin e bashkisë Elbasan Gledian Llatja.
Sipas informacioneve të dërguara në redaksi ministri i mbrojtjes po konsumon një drekë me kryebashkiakun Llatja në një restorant përgjatë aksit Elbasan-Cërrik.
Ministri Vëngu së bashku më ministrin e ri të brendshëm Ervin Hoxha njihen si persona të cilët kanë mbështetjen e zv.kryeministres Belinda Balluku ndërsa Gledian Llatja që është ende në pritje të miratimit të projektit të By passit të Elbasanit i cili do të financohet nga ministria e drejtuar nga Belinda Balluku dihet që është promovuar nga Damian Gjiknuri që sipas burimeve nuk gëzon mardhënie të mira brenda partisë me Ballukun.
Natyrshëm lind pyetja mbi atë se çka po diskutohet mes dy zyrtarëve në këtë takim të fshehtë?
A po ndryshojnë raportet në Elbasan?
Kjo mbetet për tu parë …pas drekës së “fshehtë”.