Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat, ka publikuar disa raste që i janë referuar Agjensisë Antikorrupsion. Sipas Manjës janë dërguar 75 zyrtarë nga institucione të ndryshme për hetim.
Rasti i parë, kishte të bënte me bashkinë Pogradec, ku janë kallëzuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë, pasi kanë Lejuar ndërtimin e nje objekti brenda shkollës.
Ky objekt është pajisur me certifikatë pronësie në kundërshtim me ligjin, sipas Ministrit.
Rasti i dytë ka të bëjë me Kastrën e Sarandës.