Një nga tifozet e para që ka mbërritur në staudiumin Air Albania për të ndjekur nga afër finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, është ministrja e qeverisë Rama, Bora Muzhaqi bashkë me partnerin e saj.
Ajo shfaqet e veshur me uniformën e kombëtares kuqezi, teksa kujton humbjen e saj në ndeshjen e parë në këtë stadium. Muzhaqi “ngushëllon” kuqezinjtë duke theksuar se pavarësisht se atëherë Shqipëria humbi sot do të fitojë.
Sot mu kujtua ndeshja e parë që u luajt për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, në nëntor të 2019-s, kur si zakonisht isha aty për të mbështetur djemtë e kombëtares. Ndonëse në atë ndeshje humbëm, sot pavarësisht rezultatit, Shqipëria fiton.
Është kënaqësi e veçantë të kesh në qytetin tënd një stadium me standarde evropiane, ku tifozët sot vijnë për ndeshjen, ama nesër do të vijnë për Shqipërinë”, shkruan ministrja.