Home ELBASANI SOT VIDEO/MINISTRJA E EKONOMISË:”JU MJAFTOJNË 140 EURO PËR TË JETUAR”

VIDEO/MINISTRJA E EKONOMISË:”JU MJAFTOJNË 140 EURO PËR TË JETUAR”

67

Qytetarët i kundërpërgjigjen ministres

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë një deklarate foli rreth të ardhurave mujore që i nevoiten një personi në Shqipëri për të mos u konsideruar i varfër dhe për të jetuar normalisht. Ibraimaj cilësoi se me anë të përllogaritjeve mesatare një personi në Shqipëri i nevojiten rreth tek 130 deri në 140 euro për të mos u konsideruar i varfër duke shtuar se ende nuk ka një përllogaritje e të ardhurave që i nevojiten masatarish një familje.

Deklarata e saj ngjalli reagime të shumta nga qytetarë të cilët e cilësuan këtë deklaratë të pavërtetë pasi 140 euro me çmime aktuale nuk mjaftojnë vetëm për të blerë produket bazike. Deklarata e Ibraimaj pati një sërë reagimesh nga qytetarët e thjeshtë duke e cilësuar këtë deklaratë jashtë realitetit.

Në situatën që vendi ynë është duke kaluar ku çdo produkt përfshirë dhe ato të shportës po pësojnë rritje çdo ditë e më shumë jetesa po kthehet e papërballueshme për një qytetar të thjeshtë. Kjo rritje çmimesh ka sjellë një sërë protestash në disa qytete të vendit tonë. Por sipas ‘Ibraimaj’ rreth 140 euro të ardhura janë të mjaftueshme për një qytetar pra rritja e çmimeve nuk përbën ‘problem për xhepat e askujt’.