Ministrja e Jashtme e Estonisë, Eva-Maria Liimets tha se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të rriste sigurinë e rajonit të Balltikut.
“Kur shohim se në fqinjësinë tonë edhe vende të tjera demokratike i përkasin NATO-s, do të thotë se ne mund të kemi stërvitje më të gjera të përbashkëta dhe gjithashtu… më shumë bashkëpunim në mbrojtje,” citohet të ketë thënë ajo nga agjencia e lajmeve Reuters.
Kjo do të thotë se do të kemi prani më të fuqishme të forcave tokësore, por edhe mbrojtjes ajrore dhe detare”, shtoi ajo.