Ministrja e Kulturës, Elva Margati ka urdhëruar shkarkimin e Iris Elezit nga posti i drejtoreshës së Arkivit të filmit. Burime bëjnë me dije se shkarkimi i Elezit vjen për “konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik”.
Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditim nga data 08.09.2020 deri më datë 06.11.2020 në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Sipas KLSH nga verifikimet është konstatuar nuk ka pajisje teknologjike për matjen e temperaturës dhe lagështirës.