Nxënësit gjimnazit të shkollës “Mehmet Akif”, tashmë të mbyllur nga qeveria kanë dalë sot në protestë para Ministrise msë Arsimit.

Ata i bëjnë thirrje ministrisë që të tërhiqet nga ky vendim dhe të vazhdojnë mësimet e tyre pikërisht në këtë shkollë. Ata njëzëri kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.

Për ne për ku, për të ardhmen tonë. Na thoni jeni e ardhmja dhe na mbyllni shkollën”– kanë thënë njëzëri nxënësit.

Një prej nxënëseve i bëri thirrje ministres që të tërhiqet dhe të japë dorëheqje. “Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në Tv. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”.

“Po luhet më fatin tonë. Të mos luhet më me të ardhmen dhe edukimin e këtij brezi. I them ministres Po të ishte vajza juaj si do vepronit?

Krim po bëni vetëm ju ministre e nderuar. Cfarë ju pengoi shkolla jonë ku formohen vajza që kontribuojnë në shoqëri. Na shkatërruat çdo ender që kemi krujuar ne ambientet e shkollës. Na lironi endrrat dhe anuloni”- janë shprehur disa prej nxënësve të këtj gjimnazi.

fax