Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëton këtë fundjavë drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku më 11 qershor do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo i përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën 2022 – 2023.
Përpara nisjes, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter pas takimit, Ministrja Xhaçka bëri me dije se përgatitjet për KS po vazhdojnë me hapa të shpejtë, teksa e cilësoi këtë si një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.
Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.
Vendi ynë paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore dhe e mbështet këtë kandidaturë në 6 prioritetet kryesore:
– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;
-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;
-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;
-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit;