Hetuesit belgë që ditën e djeshme marrën në pyetje Lulezim Bashën, në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur sërish në ambientet e SPAK.
Sipas informacioneve të ABC, mësohet se hetuesit belgë do vijojnë marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni lidhur me parat e sekuestruara në automjetet tip “Toyota Auris”.
Mësohet se hetuesit belgë për këtë çështje do marrin 22 persona, të cilët janë miq, familjarë, të të vënëve në akuzë, por edhe persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet kriminal. Hetuesit belgë prej 3 ditësh ndodhen në vendin tonë, ndërkohë që ato do vijojnë te qëndrojnë deri në përfundimin e marrjes në pyetje.