Këtë të enjte Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh, mes tyre bonusi i pranverës i njoftuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja:

“10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj”, bëri me dije ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Gjatë  mbledhjes së këshillit të Ministrave vendimi u mor edhe  për dhënien e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

“Shpërblimi për punonjësit e policisë, në gusht të 2024 ligji i ri i policisë miratoi të gjitha veprimtarinë, rregullimi, organizimin dhe shpërblimin e punonjësve të policisë së shtetit. Jemi në një risi dhe në një dhënie të vijueshme për policinë. Të gjithë aktivitetin e organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do unifikohet. Qeveria përcakton shprehimisht vullnetin për misionin e qeverisë. Roli i policisë është një rol shumë kyç dhe motivimit do jetë në prioritetin e qeverisë shqiptare”, tha ministri Hoxha.

Ministri i Drejtësisë foli per procesin e kompensimit te ish-pronarëve.

“Afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve do të shtyhet deri në dhjetor 2028.“Siç jeni në dijeni nga akti i miratimit të buxhetit për vitin 2025 në afatmesëm kemi parashikuar rreth tre miliardë lekë deri në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, në vitin 2026-2027 është parashikuar 5,3 miliardë lekë dhe për vitin 2028 që është viti i fundit masa do të jetë 7,63 miliardë lekë”, tha Manja.

Në cilësinë e Ministrit të pushtetit vendor Arbjan Mazniku u ndal te projektligji ‘Paketa e maleve”qe sipas tij  do i jap shumë zhvillim turizmit malor fal edhe investimeve  nga diaspora./vizionplus.tv