Falë asistencës së ekspertëve të IDM, është miratuar Plani i Përbashkët Ndërinstitucional për Prandalimin e Veprave Penale ne Bashkinë e Elbasanit, me qëllim harmonizimin e trekëndëshit Bashki-Polici-Prokuri, në mbyllje të ciklit të organizimit të plotë.

Në sallën e konferencave në Hotel “Skampa”, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë Elbasan Gledian Llatja, është zhvilluar takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.

Ky takim ka bërë bashkë aktorët vendorë të Këshillit, instrument ky tepër i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së bashkpunimit mes institucioneve në qasjen e tyre ndaj problematikave të sigurisë.