Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të vizitojë këtë të hënë qytetin e Fierit. Një pritje madhështore është duke u bërë nga simpatizantët e PD-së të cilët kanë dalë në qendër të qytetit me një banderolë gjigande ku shkruhet ‘Mirë se vjen kryeministri Basha’.

Ndërkohë makina me flamurin e PD-së, që i bien bories vazhdimisht kanë ‘pushtuar’ qytetin që prej orëve të para të mëngjesit. Bëhet me dije se Basha do të shkojë në këmb nga zona e Sharrës në qytetin e Fierit drejt qendrës.

Kandidatët e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit janë: Eralda Tase, Sajmir Koreshi, Luan Baçi dhe Nusret Abdulla.

(R.G/Faxweb.al)