Kryeministri Edi Rama i ka uruar në avancë mirëseardhjen në Tiranë ish-sulmuesit legjender italian Francesko Toti, i cili do të jetë prezent në “Air Albania” më 25 maj për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoord-it.
Mirësevjen mbreti i Romës”- shkruan Rama në mbishkrimin e fotos së futbollistit.
Kujtojmë se në një prononcim për gazetarët më herët këtë të martë, ish-sulmuesi italian ka përgëzuar skuadrën e Romës për këtë arritje të madhe për kryeqytetin, si dhe ka pranuar se do të jetë edhe ai i pranishëm me skuadrën në Tiranë.
Ka shumë kohë që nuk diskutojmë një finale europiane. Do të shkojmë për të dhënë maksimumin Do të shkoj edhe unë në Tiranë.”, kanë qenë fjalët e Totit.