Nga Erion Murataj!
Ka disa ditë që më ka renë në dorë një raport interesant.
Qe të mos hyj në detaje e të zgjatem doja të ndaja me publikun skenarin që na pret në 10 vitet e ardhshme.
Të gjithë e dijmë ç’ndodhi ne 97′ ku me një skeme klasike piramidale u asgjesua gjithë kapitali monetar i të pakten 40% tē shqiptareve .
Po me qellim asgjesimin e kapitalit monetar dhe thithjen e valutës u organizua plani 5 vjeçar i kanabizimit .
Dhe ky plan në sistem po piramidal ku me 30% rryshfet e ku me rishpërndarje të kufizuar tek puntorët e krahut korri sukses por nxori në pah një të panjohur!
Çunat e shpërndarë në gjithë Europen e më gjerë kishin goxha cash.
Dhe dihet që vetem çunat dhe populli mund të të sakrifikojnë nga djersa për të qenë në rregull me kupolen pasi kjo e fundit vetëm mbledh .
E meqe ekuacioni puno- harxho për njerzit nxjer gjithmon defiçit këta të fundit kupola majmet dhe hedh sytë nga betoni e kullat.
Deri këtu ska asgjë të re por..!
Ajo që pritet të ndodh nuk është aspak e këndshme.
Inflacioni i krijuar në sektorin e pasurive të paluajtshme me kredi nga subjekte fantazem apo flluska që janë pompuar me frymë të trinomit të kupolës që majmet ka vetem nje synim.
Kapjen e sistemit bankar tashmë në hapat e parë të formalizimit të atij kapitali monetar që qarkullon në duart e njerzve.
Dhe pasi kanë ngritu elementet e karabinase të kësaj skeme që jane:
Cash i pisët (drogë, trafiqe, korrupsioni ) – investitor fantazëm apo ushatrë trinomi – amnisti për ata që kanë bë ndonjë traste lekë me trafiqe që i shërbejnë indirekt ushtareve të trinomit.
Pas karabinase duhen mure dritare e kuptohet rifinitura dhe logjistika .
Këtu fillon plani për të ardhmen.
Ka disa kohë që ca figura të njohura kanë hyrë në borde bankash të nivelit të dytë si antar ose aksioner.
E gjeni dot se ç’duan këta ushtarë të orgjisë 32- vjeçare atje?
Bravo për ata që e gjeten.
Ata lëvizin levat për të ç’berë çdo qindarkë të fatkeqëve me cash nën jastikë dhe atyre të cilëve u dhanë ndonjë grusht për vite me rradhë.
Artificat tekniko ligjore i kanë me pash dhe tashmë që formalizimi është flamuri i kryqëzates së re besoj e kuptoni që ca keni në xhep e ka tashmë një pronar që me siguri nuk jeni ju.
Kështuqë vazhdoni siç thotë Arbana te Big brother votoni, votoni, votoni.
Për sa kohë për sa kohe pranoni të jetoni me brekë borxh jeni mirë shumë./Egnatia news