Një korridor i fshehur 9 metra është zbuluar pranë hyrjes kryesore të Piramidës së Madhe 4,500-vjeçare të Gizës dhe kjo mund të çojë në gjetje të mëtejshme
Zbulimi brenda piramidës, e fundit nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë që ende qëndron në këmbë, u bë në kuadër të projektit Scan Pyramids i cili që nga viti 2015 ka përdorur teknologji jo-invazive duke përfshirë termografinë infra të kuqe, simulimet 3D dhe imazhet me rreze kozmike për të parë brenda strukturën.
https://9a7b21cf39ba788a7da67c3e6c073980.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlNjë artikull i botuar në revistën Nature tha se zbulimi mund të kontribuojë në njohuritë në lidhje me ndërtimin e piramidës. Piramida e Madhe u ndërtua si një varr monumental rreth vitit 2560 para Krishtit gjatë mbretërimit të faraonit Khufu, ose Keopsit.
ndërtuar në një lartësi prej 146 metrash, ajo tani qëndron në 139 metra dhe ishte struktura më e lartë e bërë nga njerëzit deri në Kullën Eifel në Paris në vitin 1889. Mostafa Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit tha se:
“Ne do të vazhdojmë skanimin tonë në mënyrë që të shohim se çfarë mund të bëjmë për të kuptuar se çfarë mund të zbulojmë nën të, ose vetëm nga fundi i këtij korridori”.
Një teori e re është bërë publike së fundmi duke treguar se si egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidën e madhe të Gizës mijëra vjet më parë. Studiues, të udhëhequr nga gjeografi Hader Sheisha, në Universitetin Aix-Marseille në Francë përdorën të dhëna paleoekologjike për të rindërtuar një pamje të rrjedhës që mund të ketë pasur lumi Nil në Egjipt gjatë 8 mijë viteve të fundit.
Top Channel