Stacioni i zjarrfikëses Livermore në Kaliforni është bërë sot një atraksion turistik.
Çdo vit qindra njerëz kuriozë kalojnë në qytet për të parë llambën e njohur me emrin ‘Centennial Light’ e cila është ndezur në vitin 1901 dhe është fikur vetëm katër herë për shkak të rinovimeve.
Në 1971 një gazetar lokal Mike Dunstan u interesua për llambën.
Të gjithë zjarrfikësit pohuan se ajo nuk ishte fikur kurrë.
Përmes intervistave dhe konsultimit me arkivat, Dunstan arriti në përfundmin se llamba ishte ndezur që nga viti 1901 dhe se llamba ishte një dhuratë nga biznesmeni Dennis F. Bernal për stacionin e zjarrfikëses.
Prodhuesi i saj është Kompania Elektrike Shelby, ku një inxhinier francez, Adolphe Alexandre Chaillet , kishte ardhur për të punuar në 1896.
Chaillet dinte si të përmirësonte efikasitetin dhe jetën e llambave inkandeshente.
Sidoqoftë, kjo teknikë nuk i bindi kompanitë , të cilat preferuan të bënin llamba me një datë skadimi, mundësisht nën një mijë orë pune për të shitur më shumë.
Në vend të kësaj, ‘Centennial Light’ ka punuar për më shumë se një milion orë.
Cili është sekreti i saj?
Ka disa teori që shpjegojnë pse llamba e prodhuar nga Chaillet ka qenë në gjendje të mbijetojë kaq gjatë.
Disa pretendojnë se llamba është rezultat i një procesi unik dhe sekret.
Të tjerë besojnë se meqenëse është ndezur dhe fikur shumë pak, ka prodhuar një djegie shumë më të ngadaltë që e ka parandaluar atë të shkrihet.
Ndërsa së fundmi, ka nga ata që besojnë se jetëgjatësia e tij është për shkak të faktit se është prodhuar me dorë , me shumë më tepër kujdes.
Për shkak të jetëgjatësisë së saj, llamba është futur në Librin e Rekordeve Guinness