Nga Astrit Patozi
Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë.Dhe të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh më shumë se atëherë, kur u betua për herë të parë si shef i ekzekutivit të këtij vendi.