Covid-19 ktheu qytetarët tek bimët medicinale
Shkencëtarët nga e gjithë bota prej kohësh kërkojnë forma të reja për të zhvilluar mjekësinë, por paçka teknologjisë, zanafillat e kurave vazhdojnë të mbeten bimët dhe substancat natyrore. Dhe me gjithë njohuritë e fituara ndër shekuj, sot ekzistojnë dy lloj disiplinash që qëndrojnë krah njëra- tjetrës, mjekësia alternative dhe ajo klasike ku shpesh mes tyre ekzistojnë dhe pika takimi.
Për mjekun alternativ “Shefqet Hysa“ shumica e ilaçeve alternative, pra e bimëve medicinale që ai mbledh përqëndrohen tek trajtimi rrënjësor i gjendjes, jo i simptomave dhe ku terapitë alternative janë të personalizuara tu përgjigjen kërkesave të pacientit.
Gjatë periudhës së Covid-19 pati një rritje të personave të cilët kërkuan të përdornin bimët medicinale për të trajtuar edhe sëmundjen e korona virus.