Aktualisht janë regjistruar 14 viktima nga varianti Omicron dhe 129 persona janë të shtruar në spital.
Nënsekretarja e Shëndetësisë në Britani, Gillian Keegan theksoi se qeveria nuk do të hezitojë të vendosë kufizime të mëtejshme për shkak të COVID.
Nga ana tjetër kryeministri, Boris Johnson tha se para Krishtlindjeve nuk do të ketë kufizime të reja, pavarësisht se shtoi se situata është jashtëzakonisht e vështirë, ndërsa la të kuptohej se pas Krishtlindjeve mund të mendohet për masa të reja.
Që nga fillimi i pandemisë Britania ka regjistruar 11,542,143 raste të reja me koronavirus.
(BalkanWeb)