Fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar me koronavirus, kur kanë një person pozitiv në familje, si dhe kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!

Në këtë përfundim ka arritur studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani).

Mjeku i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar disa të dhëna shumë interesante të studimit që është publikuar vetëm pak ditë më parë (22 Korrik 2021).

Sipas Alimehmetit, ky është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje.

Një tjetër gjetje që përbën një lajm shumë të mirë nga ky studim është se pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa.

POSTIMI I PLOTË:

❗ “Fëmijët janë si makina me kilometrazhin zero kundër COVID-19”

Cit.: Gurra popullore

🙏 Një vëzhgim krejt i thjeshtë nga kushdo e vërteton shumë lehtë që fëmijët e kalojnë shumë më lehtë COVID-19, si rrjedhojë përgjigja e tyre imunitare duke qartësisht më e mirë.

Studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani), dhe i prepublikuar vetëm 5 ditë më parë (22 Korrik 2021) është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje.

📃 Në detaj, u studiuan:

👨‍👩‍👧‍👧 328 familje me të paktën një rast pozitiv në periudhën Maj-Gusht 2020, nga të cilët

👉 726 të rritur dhe

👉 553 fëmijë.

💉 Analizat u kryen në dy periudha të ndryshme pas infektimit:

👉 109 ditë më pas (koha mediane e matjes së parë) dhe

👉 340 ditë më pas (koha mediane e matjes së dytë).

🔬 U analizuan 23 lloje antigjenesh të ndryshme që përfshijnë:

🦠 SARS-CoV-2 origjinal,

🦠 Variante e shqetësimit (VOC) dhe

🦠 koronaviruset endemike njerëzore (HCoV).

✅ Siç pritej qartë nga epidemiologjia popullore, rezultatet flasin për sëmundje shumë të lehtë te fëmijët dhe për përgjigje më të fortë të antitrupave në krahasim me të rriturit.

👨‍👩‍👧‍👧 Ndër të ekspozuarit, u infektuan:

👉 33.8% e fëmijëve dhe

👉 57.9% e të rriturve.

✅ Pra, qartësisht fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar kur kanë një person pozitiv në familje.

✅ Fëmijët gjithashtu kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!

fax