Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në facebook i bën thirrje shqiptarëve të vaksinohen pa dëgjuar thirrjet përçarëse të politikës.
Vaksina Kineze, sipas profesor Tritan Kalos, janë të baras-vlefshme me të tjerat, ndërkohe qe thirrjet kundër saj i kujton artikujt e Zërit të Popullit në vitin 1997 kundër teorisë së tri botëve të Kinës.
Kalo shprehet se nuk e kemi luksin të hyjmë në spiralen e një “lufte të ftohtë” e cila përvijohet në këto kohë pandemie.
“Kohë kovidiane…. 6.04.2021….Përsëri të përçarë edhe në “luftën ndaj armikut të padukshëm jetëlëndues dhe jetëmarës”, Pandemisë nga infeksioni viral i Sars- Cov2/Covid-19….Jemi jo më shumë se 7.000.000 milionë bashkëkombas në Trevat Arbërore të 28.12.1912….Edhe një jetë e humbur është shumë për një popull, një Komb si i yni….
NUKU e kemi lluksin të hymë në spiralen e një “lufte të re të ftohtë”, e cila qartazi përvijohet këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”…..MHD(Maskë, Higjenë dhe Distancim) po e kanë të pamundur t’i ndalin vrullin dallgëve të kësaj Pandemije….
Vaksinat anti-Covid19, janë një armë e fortë në duart tona për të shpëtuar jetë njerzish dhe për t’i hapur pak nga pak poret e oksigjenimit të jetës sonë socio-ekonomike, pas pothuajse 15 muajsh “hypoksie” të tyre….
ATO janë të mezipritura e të mirëseardhura për Shqiptarët që gjallojnë këndej dhe andej Drinit….NUKU jemi përsëri si pas 7.07.1977, kur pas botimit të artikullit të “Zërit të Popullit” mbi teorinë e tre botëve i treguam munxat Republikës së Kinës, e cila bujarisht po ndërtonte qindra e qindra vepra industriale dhe jo vetëm, për të rritur mbrothësinë tonë si shqiptarë….
Vitet që vijuan këtë prishje të madhe e treguan qartazi idiotësinë e artikullshkruesve dhe të dishepujve të tyre, si dhe theqafjen socio-ekonomike të Republikës së Shqipërisë…..Enverizmi si frymë dhe enveristët si individë në këtë dhe atë të anë të Drinit ende frymojnë dhe janë aktivë, për të përftuar kredi për politikbërjen e tyre por njëkohësisht edhe për dëmprurjen përkundrejt ardhmërisë sonë socio-ekonomiko-politike si Komb….
Vaksinat amerikane, kineze, ruse, engleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, pak a shumë rezultojnë të jenë të barazvlerëshme në mbrojtjen e jetëve tona përkundrejt kësaj sëmundje shumëfytyrëshe e vrastare të Covid-19….LUM si ai dhe ATA/ATO, që shpejtazi mbrinë t’a kuptojnë këtë gjë, dhe mos të bijen pre e kurtheve politiko-ekonomike të Globalizmit….
Mëritë apo qefmbetjet tuaja politike ju politiqenër shqipfolës lërini t’i diskutoni e sqaroni mes vedit në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë apo në Shkup….
Si Shqiptar, si Mjek, si Prind, si Atdhetar nuku mundet t’a gëlltis lugën e politikës suaj përçarëse, sidomos në këto kohë të vështira ekzistencialiste si Komb….Jemi një dhe të pandarë, jemi të gjithë Shqiptarë…. Together forever!!!“
Ora news