Një aksident me tre vajza të plagosura ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.
Rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Vlorë – Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti Malit”, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. H., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret, shtetaset L. Th., dhe K. Ç., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
