Një autobus që ka humbur papritur kontrollin është përplasur sot në një plazh të kryeqytetit të Uruguajit Montevideo, duke lënë të paktën 15 të plagosur.
Mjeti i transportit publik doli nga rruga dhe përshkoi trotuarin dhe më tej hapësirën e rërës, në zonën e pasur të Pocitos, derisa ndaloi pranë plazhit Rio de la Plata.
“Hipoteza që po shihet për momentin është ajo e një avarie teknike të automjetit tha zyrtari policisë Alejandro Pérez, për gazetarët. Të plagosurit u dërguan në disa spitale, gjashtë prej të cilëve ishin në gjendje më serioze se të tjerët.
Prokuror Leonardo Morales tha se ka urdhëruar kryerjen e të gjitha testeve të nevojshme të automjetit, për të zbuluar rrethanat e aksidentit të frikshëm që mund të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha, shkruan rrjeti AFP.