Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Delvinë. Mësohet se një mjet ka përplasur një të mitur në rrugë dhe si pasojë fëmija me incialet: M. M., 5 vjeç ka mbetur i plagosur.
Ai ka marrë plagë në fytyrë dhe shpinë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.