Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë natës në fshatin Mollaj të Ballshit. Mësohet se mjeti i tij është rrëzuar në pikën e grumbullimit të inerteve.
“Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, tha ai.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.