
Një 27-vjeçare humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura teksa tentoi t’i shpëtonte policëve që e kishin ndaluar për një kontroll, gjatë të cilit u konstatua se ajo po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Ngjarja ka ndodhur më 1 prill teksa Guler Erdogan, e cila më parë ishte kurorëzuar Miss Europa, po kthehej nga një festë në qytetin e saj të lindjes, Giresun.
Natën fatale, thuhet se Erdogan ka qenë jashtë me miqtë. Pas kthimit në shtëpi, oficerët e policisë e ndaluan atë për një kontroll dhe zbuluan, sipas CNN Turk, se ajo kishte 1.70 mg/100 ml alkool në gjak kur kufiri në Turqi është 0.5 mg/100 ml.
Sipas raporteve turke, Erdogan, nga frika se do të hynte në telashe me ligjin, braktisi makinën e saj dhe vrapoi drejt një ure.
Aty, sipas informacioneve, ajo ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në boshllëk nga një lartësi rreth 15 metra në një autostradë me gjashtë korsi. Të njëjtat informacione raportojnë se pasi ajo u rrëzua, u mor përpara nga një makinë që po kalonte.
Megjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit që kanë shkuar me shpejtësi në zonë, 27-vjeçarja nuk ka mundur t’ia dalë dot dhe ka humbur jetën.
Familja e saj megjithatë pretendon se gjithçka ishte një aksident: “Mos i besoni lajmeve dhe informacioneve të rreme për vdekjen e vajzës, motrës dhe mikut tonë të dashur Guler Erdogan. Motra jonë humbi jetën për shkak të një aksidenti”, thuhet në një deklaratë në faqen e 27-vjeçares në Facebook.
