Rajoni i Korçës mbetet ndër prodhuesit kryesorë të mollës dhe këtë vit kushtet atmosferike kanë favorizuar fermerët për të prodhuar me cilësi më të mirë për shkak të uljes në numrit të spërkatjeve.
Fermerët tregojnë se aktualisht çmimi i mollës së cilësisë së parë varion nga 30-35 lekë/ kg dhe sipas tyre ky çmim nuk është i favorshëm për ta për shkak se është rritur kostoja e krahut të punës por edhe pesticideve.
Përveç furnizimit të tregut vendas përgjatë viteve të fundit molla e Korçës eksportohet edhe në vendet e rajonit deri në Arabinë Saudite. Kërkesa për eksporte vjen kryesisht për mollën e cilësisë së tretë e cila këtë vit po shitet me 4- fishin e çmimit për shkak se është rritur prodhimi i mollës cilësore.
Në qarkun e Korçës llogaritet rreth 4000 ha sipërfaqe e mbjella me mollë dhe çdo vit prodhohen mesatarisht 100 mijë tonë.