Policia e shtetit ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD, Flamur Noka, se policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.
Në një njoftim zyrtar, policia thotë se gjatë protestës u hodhën molotovë ku mbetën të lënduar disa efektivë të policisë.“Apelojmë për ndalim të sulmit ndaj policisë dhe distancim nga personat e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.






