Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, është kthyer në shtëpinë e tij pas një periudhe të gjatë angazhimi në Euro 2020.

Zvicra u dërgua në shtëpi pas humbjes ndaj Spanjës në 1/8 e finales, ndërsa në përgjithësi futbollistët shqiptarë që luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës, patën një performancë të mirë.

Tani pas kthimit të tij te familja, Xhaka është takuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, pas gjashtë javësh qëndrimi larg për shkak të Euro 2020.

Ka qenë gruaja e futbollistit, bukuroshja Leonita Lekaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq momentin emocionues të bashkimit babë e bijë pas shumë kohësh.

fax