Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj ka marrë sot detyrën e kreut të shtetit, të cilën do ta ushtrojë për 5 vitet e ardhshme.
Ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës u zhvillua në ambientet e presidencës, pas betimit që Begaj bëri në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas mbërritjes në presidencë, Bajram begaj u prit në ambinetet e institucionit nga paraardhësi i tij në detyrë, Ilir Meta, dhe dy presidentët zhvilluan një takim ‘kokë më kokë”.

Ndërkohë që pas takimit mes dy presidentëve, u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës e cila iu dorëzua Bajram Begajt nga ana e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushe.

Menjëherë pas marrjes zyrtare të detyrës Presidenti Begaj mbajti një fjalim para të pranishmëve, ndërsa në fund shtrëngoi sërish duart me Presidentin Ilir Meta, i cili la ambientet e presidencës dhe u largua me makinën që e priste pak metra më tutje nga podiumi ku Presidenti i ri i vendit, bëri përshëndetjen e fundit ndaj të pranishmëve.
Ajo që u vu re gjatë marrjes zyrtare të detyrës është se Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj në fund të ceremonisë u kap përdore nga bashkëshortja e tij, si dhe iu drejtua presidencës sëbashku me dy djemtë e tij, ku para se të hynin brenda bënë edhe foton familjare.
/Abcnews.al/
