Nga pamjet, shihet se autori është futur në lokalin e Nikulajt dhe e qëllon me armë 7 herë, teksa ky i fundit po ndizte një cigare dhe po merrte telefonin e tij në dorë për të komunikuar.
Autori ishte i veshur me jelek fosforeshent dhe me një skafandër. Ai ka mbërritur në lokal me një motor dhe është larguar pas ekzekutimit dhe ndodhet ende në arrati.
Një nga pistat kryesore që po heton policia në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, është ajo e gjakmarrjes.
Policia ka marrë në pyetje familjarë të një fisi tjetër në Balldre,pasi Nikulaj ishte në hasmëri me ta, por as kjo pistë nuk e ka qartësuar objektivin e policisë.