Ky është momenti kur i vihet tritoli lokalit dhe flaka autobusit të Ndrek Rrasës. Në pamje të parë personi që vendos tritol duket si grua. Por nëse i analizon pamjet më nga afër dhe lëvizjet e autorit, ka dyshime të arsyeshme që në fakt bëhet fjalë për një mashkull të maskuar si grua. Megjithatë për sa kohë autori është i paidentifikuar gjinia e tij mbetet për t’u zbuluar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Grudë e Re në Shkodër, aty ku ndodhet lokali i policit Rrasa rreth orës 02:20 minuta të mëngjesit.Nga shpërthimi pasur dëme materiale ndërsa automjeti është djegur plotësisht. Gjatë marrjes në pyetje në lidhje me ngjarjen, efektivi i policisë ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.
I vetmi konflikt mund të jetë për shkak të detyrës. Ndrek Rrasa është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë sektorit të patrullës.