Pushimet në një resort turistik në Egjipt ka rezultuar “fatale për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte.

Turistja 68-vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve.

Pushuesit u tmerruan teksa panë ngjarjen e ndodhur në  Sharm El Sheikh në Detin e Kuq. Një nga turistët tha se peshkaqeni i preu këmbën dhe krahun gruas, e cila humbi jetën në ujë.

Autoritetet lokale ndaluan notin, zhytjen dhe peshkimin në zonën për tre ditë, pasi zona do të jetë në monitorim.