Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ditën e sotme Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.
Në një postim në Facebook, Monika Kryemadhi shkruan se e ka informuar ambasadorin se 25 prilli dëshmoi që politika shqiptare ende nuk ka dhënë zgjedhje të plotë për zgjedhje të lira e të ndërshme.
Ajo shton se është e nevojshme një reformë e plotë dhe lidh zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe kthen pushtetin në duart e qytetarëve.
Monika Kryemadhi: Mirëprita me kënaqësi ditën e sotme Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco. Duke e falenderuar për rolin pozitiv të misionit për reformat që vendi ka ndërmarrë lidhur me shtetin e së drejtës, i nënvizova nevojat që Shqipëria ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit. Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit. Reformat me standarde reale, që rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe e ardhmja në Shqipëri, janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
(E.H/Faxweb.al)