Mes disa çudirave të viteve të fundit janë dhe disa monolitë të panjohur që kishin nisur të shfaqen në vende të ndryshme të globit, pa u mësuar se cilët janë përgjegjës apo cila është simbolika e tyre
Një prej monolitëve të tillë, i zhdukur tre vjet më parë në SHBA duket se është rishfaqur në Las Vegas dhe ka habitur autoritetet për prejardhjen apo qëllimin e tij.
Kollona misterioze ‘pasqyrë’ u gjet në një kalim të njohur alpinistësh në shtetin e Nevada tre vjet pasi një e ngjashme ishte gjetur e më pas zhdukur aty gjatë kohës së pandemis
Pamje të pazakonta të bllokut të metaltë u publikuan në media, të objektit me pamje nga mali Gass Peak.
Prej sipërfaqes së tij reflektive pasqyrë, objekti fshihet thuajse krejtësisht me sfondin shkëmbor natyror duke u bërë i padallueshëm.
Policia e Las Vegas komentonte zbulimin në rrjetinAta shkruanin: “Ekskursionistët e këtij kalimi malor kanë gjetur shumë surpriza të çudtishme si mot i vështirë, mungesë uji … por asnjëherë diçka të tillë!
“Në fundjavë grupet e ndihmës së Las Vegas Metro pikasën këtë monolit misterioz veri të luginës. Si ka ardhur kjo këtu??”
Nuk dihet se çfarë loje luhet me objektet por diçka thuajse identike u gjet në këtë qytet dhe në dhjetor 2020, poshtë shkëmbinjve Fremont Street Experience.
Mistere të monolitëve janë raportuar në Utah e Kaliforni në 2020.
Asokohe një objekt i njëjtë u gjet dhe në një kodër në Rumani në Evropën Lindore, i cili u zhduk disa ditë pasi u bë publik në media.
Rrjeti Sky, thotë se një grup anonim artistësh të quajtur ‘The Most Famous Artist’ ka marrë përgjegjësinë për monolitët në Utah e Kaliforni, por asgjë nuk është konfirmuar, shkruan rrjeti britanik The Sun.