Prej vitesh mungojnë investimet

Elbasani njihet si qytet i lashtë, me monumente të shumta  kulturore . Një ndër to është dhe mbase më e rëndësishmja është kalaja në qendër të qytetit. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shekullit IV. Brenda kalasë  gjenden  shumë monumente kulture si Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret ,hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe “Kulla e Sahatit” .

Megjithëse një nga monumentet kulturore më të rralla ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje. Jo vetëm kaq por deri më tani nuk ka patur asnjë investim për këtë lagje historike të Elbasanit. Me keqardhje shprehen dhe banorët e lagjes “Kala: që këtu nuk është vënë dorë.

Drejtuesit e monumenteve historike siç janë kisha “Shën Mari” një kishë 600 vjecare dhe Xhamia “Mbret” rreth 400 vjeçare shprehen se këto monumente janë duke rrezikuar degradimin për shkak të mungësës së ndërhyrjes prej vitesh. Për shkak të pandemisë numri i turistëve ka pësuar në rënie sidomos dy vitet e fundit .

Monumentet e lagjes “Kala” në Elbasan janë ndër më të vizituarit nga turistët që vijnë nga mbarë bota por mungesa e ndërhyrjes po i rrezion seriozisht.

Gazetare Sara Koçi