Alvaro Morata ndodhet në Madrid ku sipas shtypit spanjoll është takuar me agjentin e tij Juanma Lopez në një hotel të famshëm të qytetit.
Kamerat e El Golazo de Gol kapën sulmuesin e Juventusit, i cili padyshim ishte nën presion për një transferim të mundshem te Barcelona.
Sulmuesi, megjithatë, nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për arsyen e pranisë së tij në kryeqytet dhe është përgjigjur përzemërsisht: “Nuk e di çfarë doni t’ju them vërtet”, përpara se të largohej me makinë.
