Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi rrëmbyen një 14-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se dy persona kishin marrë me forcë në automjet një të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore.
Çlirim Sina, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe Aleksandër Sina, 36 vjeç, banues në Përrenjas janë vënë në pranga/
Nga veprimet hetimore dyshohet se ata kanë marrë me forcë në automjetin e tyre 14-vjeçarin dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet për shkak të një konflikti që i mituri ka patur me djalin e 50-vjeçarit.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel