Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për dy shtetasit, Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçaku, të cilët u akuzuan për pengmarrjen e 31-vjeçarit, Ermil Sorra.

Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçaku u arrestuan pasi rrëmbyen dhe dhunuan 31-vjeçarin për një borxh prej 20 mijë eurosh. Ermil Sorra, është marrë peng dhe dhunuar nga Shkëlqim Koçeku dhe Sulltan Picari, dyshohet me porosi të Denalda Çezmës.

Kjo e fundit i kishte dhënë borxh Sorrës, me të cilin kishte shoqëri dhe nuk ja kishte kthyer. Autorët pretendojnë se 31-vjeçari nuk i ka kthyer borxhin dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe mikut të tij që të rimerrte paratë.

Në dëshminë e saj më herët Denalda Çezma rrëzoi versionin e lart përmendur duke thënë se nuk i ka marrë borxh Sorrës, teksa theksoi se 31-vjeçari e bezdist, prandaj dhe i kërkoi ndihmë të fejuarit.

“Donte të kishte një lidhje me mua. Ndaj më bezdiste. Nuk i kam marrë lekë borxh. Dua lirinë, kam një vajzë 14-vjeçe, mos më lini në burg, më lironi”, tha ajo.