Peqin- Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:
Seit Manahasa 38 vjeç, banues në Peqin.
Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.
Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.
Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.
Manahasa nuk është një njeri i panjohur për policinë pasi ai dhe babai i tij Albert Manahasa janë arrestuar një vit më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Në biznesin e tyre u gjet edhe arma e krimi.
Megjithatë, në dhjetor të 2020, babë e bir u lanë të lirë dhe çështja ndaj tyre u pushua. Seit dhe Albert Manahasa u arrestuan në 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.
Pas disa muajsh hetimesh policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuloi se armën e kishte hedhur një person i paidentifikuar. Në disa pamje filmike, një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën.Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 korriku pranë pallatit të tij