Pas mbërritjes në Athinë, Fredi Beleri do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Ai doli mëngjesin e së hënës nga burgu i Fierit, me një leje pesëditore, për të bërë betimin si eurodeputet të martën në Strasburg.

Beleri do të ketë kohë deri në orën 16:00 të 20 korrikut për t’u rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje, akomodimin dhe rregullimin e hotelit. Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel./abcnews.al