Janë zbardhur të tjera detaje mbi sulmin e frikshëm të ndodhur në Liverpul, gjatë paradës së ekipit të futbollit, për fitoren e titullit kampion në Angli. Autori është identifikuar si 53-vjeçari Paul Doyle, i cili akuzohet për shtatë vepra penale.

Me origjinë nga West Derby në Merseyside, Doyle është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në një pronë elegante me katër dhoma gjumi, me vlerë 300,000 paund, në një pronë të rregullt.

Ai raportohet se ka shërbyer me marinsat britanikë si komando në vitet 1990, e më pas ka studiuar psikologji dhe matematikë në një universitet të “Russell Group”. Pas kësaj, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese si konsulent i sigurisë së rrjetit në këtë kompani, ndërsa të dhënat se tashmë punonte në fushën e sigurisë kibernetike.

Familja e tij dukej e thjeshtë dhe e lumtur dhe fqinjët i përshkruajnë si njerëz të qetë dhe punëtorë. Madhe kur policia shkoi për të arrestuar 53-vjeçarin, të gjithë menduan se shtëpia e Doyle kishte rënë pre e grabitjes dhe jo se ai ishte përfshirë në një ngjarje kaq të rëndë.

Shkaqet që e çuan britanikun drejt sulmit të rëndë mbeten ende mister, teksa hetimet vijojnë.

Nga sulmi mbetën të plagosur 79 persona, ku 50 prej të cilëve që kishin nevojë për trajtim spitalor pasi ishin në gjendje më të rënduar. I plagosuri më i ri në moshë ishte vetëm 9 vjeç dhe më e madhja 78 vjeç.