Ina Zhupa: Ishte një proces i njëanshëm që u nis në kryesinë e PS. Ndryshe nga çfarë duhej, procesi ishte i kapur nga mazhoranca. Pavarësisht situatës, unë mendoj se nuk duhet ta paragjykoja presidentin dhe të shpresoj që ai të jetë në lartësinë e insitucionit që do të drejtojë nga dita e sotme. Si deputete, unë e kisha një nga detyrat e mia funksionale dhe mandati im më detyron të respektoj kushtetutën. Unë jam e bidnur se Bajram Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD-së qoftë në zgjedhje të parakoheshme apo të rregullta. Ne nuk kemi pasur një mbledhje grupi, por secili nga deputetët ka marrë vendimin e vetë për të qenë apo jo i pranishëm në seancë.