Një topograf në Vlorë është arrestuar nga policia pasi mori ryshfet për të pajisur me dokument zyrtar një qytetar. Në pranga ka rënë 52-vjeçari me iniciale A.G. topograf në Njësinë Administrative Qendër në Vlorë.
Policia thotë se arrestimi i tij u bë pas një hetimi 1-mujor. Nga hetimet rezulton se topografi kishte marrë para për t’i dhënë një qytetari një dokument zyrtar. Ai akuzohet për korrupsion pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
