Një 44-vjeçar nga Kosova do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të hynte nëpërmjet pikës kufitare të Morinës me 19 mijë euro të padeklaruara.

Shuma e parave u gjet pas kontrollit fizik të 44-vjeçarit, i cili ishte pasagjer në makinën tip ‘Audi A8’.

Paratë u sekuestruan nga blutë si provë materiale.

“Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.about:blank

Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.