Bora Zemani ka thyer njëherë e mirë heshtjen, teksa iu kërkon të gjithëve që të qetësohen në lidhje me shpërthimet ndaj Donaldit.

Bora shkruan se çdokush ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e tij në jetë, përfshirë dhe Donaldin, që sipas saj nuk ka pse të kryqëzohet dhe dënohet në këtë rast.

Ajo shkruan në një postim në Instastory:Ju lutem qetësohuni!! Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, dhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij.

Por mos e gjykoni, mos e kryqësoni dhe mos dënononi.

As unë nuk po e bëj!